- Historiku
- Visioni dhe Misioni
-
Personeli Akademik
- Personeli Administrativ
- Bordi Këshillëdhënës Industrial
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel Fakulteti
- Komisioni i Studimeve
- Organogrami
- Projektet e Fakultetit të Filologjisë
- Doracaku i Programeve Studimore
- Taksat Administrative
- Perspektivat e Punësimit
- Bashkëpunimet
- Kalendari i aktiviteteve
- Revista Studentore "FJALA"
Historiku i Fakultetit Filologjik
Fakulteti i Filologjisë në Prizren ka një traditë disa vjeçare. Prizreni me rrethin dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi kishin dhe kanë një traditë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, që përfshin periudhën para dhe gjatë humanizmit dhe të iluminizmit. Ky fakt është i dëshmuar edhe në rrugën shkencore, por është një shtyllë e fuqishme për vazhdimësinë e traditës hulumtuese dhe shkencore. Lidhshmëria tradicionale e shkollës shqipe ka vazhduar dhe është dëshmuar edhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare.
Fakulteti i Filologjisë në Prizren vazhdon rrugëtimin për ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, por edhe zhvillimin e kulturave anglofone dhe gjermanofone.
Drejtimet e studimeve, orientohen në parimet e realizimit të plan-programeve, të cilat mbështeten në udhëzimet e Ligjit të Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, në udhëzimet ligjore dhe administrative të MAShT-it dhe kryesisht mbështeten në Statutit e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Kështu që, duke i aplikuar standardet e nivelit më të lartë, si dhe duke u bazuar gjithnjë në kërkesat e sistemit të Bolonjës dhe Lisbonës, programet do të jenë të kompletuar dhe premtues për t’u zgjeruar, por edhe për të siguruar dhe garantuar cilësi.
Kjo njësi akademike ka tri programe të studimeve.
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
Tri programet janë në nivelin e parë të studimeve.
Programet ofrojnë studime të mirëfillta albanologjike dhe filologjike.
Të gjitha programet janë më 240 (180) ECTS.
Programet në nivelin baçelor në përgjithësi kanë për qëllim aftësimin e studentëve për të ushtruar profesionin e tyre. Tri programet për objektiv studimi kanë gjuhën dhe komunikimi, letërsinë dhe kulturën. Këto fusha pastaj zbërthehen në lëndët e veçanta që i zhvillojnë dhe i thellojnë shkathtësitë gjuhësore dhe letrare të studentëve si dhe i zhvillojnë shkathtësitë e tyre akademike, në mënyrë që të rrisin profesionalizmin në gjuhë dhe letërsi. Studentët do të aftësohen për mësimdhënie, komunikim të rrjedhshëm në qarqet akademike dhe jo akademike dhe do të përgatiten për t’u përballuar me sfidat që mund t’i hasin në tregun e punës.
Dekanati i Fakultetit të Filologjisë për mision dhe vizion të tij ka hapjen e programeve të reja si për nivelin themelor ashtu edhe për atë pasuniversitar.
Fakulteti i Filologjisë mban lidhje me fakultetet dhe universitetet e tjera, po ashtu edhe me institucionet studimore, kërkimore e shkencore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.
Dekanati i Fakultetit të Filologjisë është dhe do të jetë në shërbim të studentëve.
Visioni dhe Misioni
Misioni
Misioni i Fakultetit tё Filologjisё tё Universitetit “Ukshin Hoti” ёshtё përgatitja akademike dhe profesionale e studentëve për tregun e punës në Kosovë, në rajon dhe më gjerë, pёr t’i kontribuar ngritjes së mirëqenies, arsimimit dhe kërkimit shkencor të cilësisë së lartë, me mundësi të barabarta për të gjithë, në pajtim me vlerat e lirisë, demokracisë dhe të diversitetit kulturor dhe gjuhësor.
Vizioni
Fakulteti i Filologjisë për vizion ka përgatitjen e studentёve tё Gjuhёs dhe të Letёrsisё Shqipe, të Gjuhёs dhe të Letёrsisё Angleze dhe të Gjuhёs dhe të Letёrsisё Gjermane pёr mësimdhënie dhe pёr studime tё mёtejme shkencore dhe profesionale. Përvetësimi i strategjive tё Procesit të Bolonjës, që ka pёr qëllim aftёsimin e studentёve brenda sistemit të studimit dhe të aftёsimit tё tyre gjuhësor e komunikativ për tregun e punës dhe integrimin në hapësirën europiane të Arsimit të Lartë, ku dija dhe kërkimi shkencor janë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, shoqëror dhe ekonomik.
Personeli Akademik
Personeli Akademik i rregullt
Personeli Akademik i angazhuar
Personeli Administrativ
Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
- Bordi Industrial (Këshillëdhënës), i Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka këtë përbërje:
- Sahadete Sadikaj – Drejtoreshë e Bibliotekës- Prizren- Kryetare
- Parim Kosova – Nënkryetar
- Lumnije Rakaj – anëtare
- Shqiptar Thaqi – anëtar
- Armend Drini – anëtar
- Nexhat Maçkaj – anëtar
- Besart Osmani – anëtar
- Ergin Gashi – anëtar
- Djellza Perteshi – studente
- Ex – officio janë:
- Prof. asoc. Dr. Vjolca Dibra, U.d. Dekane në F. Filologjisë – anëtar ex-officio
- Ass. Endrit Fetahu, aiastent FSHK-së – anëtar ex officio
- Anzotika Sallauka, Sekretare në F. Filologjisë – anëtare ex-officio
Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel të Fakultetit të Filologjisë
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel Fakulteti të Filologjisë i caktuar nga Këshilli i Fakultetit:
- Prof.dr. Sejdi Sejdiu – kryetar;
- Prof.ass.dr. Manjola Brahaj – anëtare;
- Prof.ass.dr Rezarta Ramadani – anëtare;
- Ma.sc. Anzotika Sallauka – anëtare;
- Std. Taulant Burrniku- anëtare
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:
- 1.1. Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit (një personel akademik që ka njohuri rreth gjuhës angleze);
- 1.2. Një profesor;
- 1.3. Një asistent;
- 1.4. Sekretari i fakultetit; dhe
- 1.5. Një student me notë mesatare mbi nëntë dhe që e njeh mirë gjuhën angleze.
- Komisionin për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti e propozon dhe e miraton Këshilli i Fakultetit;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti janë:
- 3.1. Monitorimi i procesit mësimor dhe raportimi lidhur me mbarvajtjen e procesit;
- 3.2. Organizimi për procesin e vlerësimit të stafit akademik, shërbimeve administrative, programeve të studimit etj, realizohet duke përdorur pyetësorët dhe instrumentet për vlerësim;
- 3.3. Hartimi i planit të veprimit për zbatimin e standardeve të cilësisë në nivel të fakultetit dhe programeve studimore;
- 3.4. Harton planet e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të AKA-së, në nivel të fakultetit;
- 3.5. Analizon kurrikulat e programeve dhe kurseve, harton raporte dhe kujdeset për zbatimin e rekomandimeve;
- 3.6. Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;
- 3.7. Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së universitetit,
- 3.8. Shqyrton dhe i propozon masat për të ulur shkallën e braktisjes të studentëve nga studimet;
- 3.9. Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;
- 3.10. Monitoron burimet mësimore dhe, mbështetjen për studentët;
- 3.11. Monitoron dhe vlerëson programet e zhvillimit të karrierës për të diplomuarit;
- 3.12. Analizon përmbajtjen e planit për punën kërkimoro-shkencore;
- 3.13. Monitoron dhe analizon efektshmërinë e procedurave të vlerësimit për studentë;
- 3.14. Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;
- 3.15. Monitoron zbatimin e programeve për përsosmëri në mësimdhënie;
- 3.16. Monitoron zbatimin e planit për përditësimin e shërbimeve studentore;
- 3.17. Obligohet që të gjitha raportet, analizat, dhe rekomandimet t’i përcjellë te Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë;
- 3.18. Mban të paktën dhjetë mbledhje në vit, ose më shumë sipas nevojës;
- 3.19. Më tridhjetë janar dhe, tridhjetë qershor të secilit vit kalendarik dorëzon raportin e punës në Këshillin e Fakultetit, dhe në Komisionin Qendror për Sigurimin e Cilësisë. Në këtë raport duhet të përfshihen edhe raportet e vlerësimeve për secilën kategori në bazë të instrumenteve respektive të vlerësimit.
Komisioni i Studimeve
- Komisioni i Studimeve në Fakultetin e Filologjisë
- Prof. Asoc. Dr. iLIR kRUSHA – Kryetare;
- Prof. Asoc. Dr. Teuta Kafexholli – Anëtar;
- Prof. Asoc. Dr. Sejdi Sejdiu – Anëtar;
Projektet e Fakultetit të Filologjisë
- 2025
- ORCA – Truri në veprim: Studentë që pyesin, jo që binden/Mind in Action: Students Who Question, Not Just Obey
- ORCA – Fjala – Zëri ynë në letër/Our Voice in Print
- SINCERE – Strengthening Integrity and Ethical Culture in Regional Higher Education
- Civic Voices Collective – Student Participation Through Creative Media (në pritje të vlerësimit)
- Literary multilingualism and social transformation in superdiverse societies (MultiLILITrans) COST Action CA24137
- Language Plurality in Europe’s Changing Media Sphere COST Action CA23105
- Universality, diversity and idiosyncrasy in language technology (UniDive) COST Action CA21167
- Justice to youth language needs: human rights undermined by an invisible disadvantage (Y-JustLang) COST Action CA22139
- Work inequalities in later life redefined by digitalization (DIGI-net) COST Action CA21107
- European Materials Informatics Network (EuMINe) COST Action CA22143
- CLIL Network for Languages in Education: Towards bi- and multilingual disciplinary literacies (CLILNetLE) COST Action CA21114
- European Network on International Student Mobility: Connecting Research and Practice (ENIS) COST Action 20115, 2021-2025
