Përfundon projekti për praktikë i të diplomuarve të Universitetit Ukshin Hoti Prizren
Me rastin e përmbylljes së “INTERNODE PRIZREN 2026” projektit për praktikë i studentëve kombëtar dhe ndërkombëtar, organizata OHA është krenare të shprehë mirënjohjen për Prorektorin Luan Vardari dhe Universitetin UKSHIN HOTI Prizren për partneritetin e çmuar gjatë vitit të parë të programit Internode Prizren 2026.
Projekti përfshiu gjithsej 14 pjesëmarrës, nga ta studentë të sapodiplomuar nga fakultetet e ndryshme të UUHP-së përfshirë Fakultetin e Filologjisë dhe të Shkencave Kompjuterike, por edhe student nga diaspora. Gjatë këtij projekti një-mujor, pjesëmarrësit e kryen praktikën e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, morën pjesë në trajnime për zhvillimin e tyre profesional dhe vizituan kompaninë ABI, me ç’rast ABI kompania i ofroi një drekë në hotelin ABI GREEN në Parkun Kombëtar “Sharr”.
Projekti paraqet një hap të rëndësishëm në paisjen e studentëve të sapodiplomuar dhe atyre në diplomim e sipër të Universitetit Ukshin Hoti Prizren me shkathtësi profesionale dhe praktike për tregun e punës në institucionet e Kosovës. Gjithashtu, ky projekt promovon bashkëpunimin më të ngushtë të universiteteve me institucionet qeveritare për t’i bashkërenduar kërkesat e tregut kosovar për punonjës të rinjë, të aftë dhe të diplomuar nga programet universitare.
Reagimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive si nga praktikantët tanë të talentuar ashtu edhe nga mikpritësit tanë bujarë. Falënderimet e tyre praktikantët i treguan në mënyrë simbolike duke ndarë karta me falënderime organizatave tyre pritëse dhe mentorëve.
I falenderojmë të gjithë që ndihmuan për ta bërë këtë projekt një sukses të madh, ndërsa praktikantëve i urojmë suksese në jetën e tyre profesionale.