New FILOLOGJIA

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Kuptimi dhe kontrasti i fjalës ‘i përbërë’

Profesor Millaku ishte pjesëmarrës në Seminarin XX Ndërkombëtar të Albanologjisë, në edicionin jubilar të tij, i cili është organizuar e mbajtur në Universitetin e Tetovës.

Prof. asoc. dr Shkelqim Millaku për kumtesën e prezantuar ka thënë: Përdorimi kuptimor i fjalës ‘i, e përbërë’ në përgjithësi në gjuhë është i gjerë dhe në disa raste brenda saj edhe në raporte dalluese e kontrastive. Kjo fjalë ka zënë një vend në ligjërimin libror e kryesisht edhe në tekste mësimore, prandaj trajtimi i kësaj çështjeje, si në aspektin fonetik, leksikor, morfologjik e sintaksor do ta lehtësonte mesazhdhënien dallues në përdorimin sinonimik të saj.

Në fonetikë, fjala ‘i përbërë’ ka zënë një vend të pranueshëm, sepse është tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, pra ndërtimi tingullor i një gjuhe. Tingujt janë të përbërë nga: toni themelor – që përfitohen nga dridhja e tejzave të zërit në tërësi dhe nga tonet pjesore, ose harmonikët, që janë rezultat i dridhjes së pjesëve të tejzave. Aspekti fonetik, si shqiptimi, theksi, ritmi dhe struktura tingullore e fjalës janë me interes për t’i kuptuar, si janë duke u krijuar apo duke u përbërë, prandaj mbiemri i përbërë edhe në fonetikë ka një përdorim të pranueshëm e të zgjeruar.

Në aspektin morfologjik, fjala e përbërë ligjërohet e studiohet kryesisht nga ndërtimi i saj me dy ose më shumë tema ose fjalë përbërëse që janë kuptimore, ose në raste të caktuara edhe jo motivuese. Po thuajse, të gjitha pjesët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme të ligjëratave kanë mundësi të jenë e të krijojnë fjalë të përbëra, por në kontekstin kontrastiv e semantik kanë dallime përmbajtjesore në përdorimin dhe krijimin e tyre. Këtu fjala është për kompozita emërore, mbiemërore, përemërore, foljore e ndajfoljore, të cilat janë një trup i fjalës dhe formohet apo janë të përbëra nga dy ose më shumë fjalë kuptimore.

Përngjitja ka një trup të fjalës dhe është e formuar apo e përbërë nga dy e më shumë fjalë kuptimore e jo kuptimore.

Lokucioni nuk është një trup i fjalës, por një grup i fjalëve i përbërë nga dy e më shumë fjalë motivuese e jo motivuese, por që funksionojnë si një trup dhe këtu e kemi një raport kontrastiv ndërmjet kompozitës, përngjitjes dhe lokucionit.

Parafjalët dhe lidhëzat ka raste ku mund të jenë të përbëra, por janë në kontrast dallues me kompozitën dhe me lokucionet.

Kohet e përbëra të foljeve janë koncize dhe gjatë ligjërimit të tyre mund të përdorën si fjalë të përbëra, mirëpo raportet ndemjet kësaj çështje dhe kompozitës, përngjitjes, lidhëzave e parafjalëve janë të dalluara e kontastive, prandaj edhe strukturalisht ka pjesërisht ngjashmëri me lokucionet.

Në aspektin sintaksor, fjalia e thjeshtë ka një njësi kallëzuesore, kurse e përbëra (me bashkërenditje, nënrenditje, asindetike dhe të përziera apo komplekse) formohet prej dy a më shumë njësish kallëzuesore dhe përben një unitet kumtesor, gramatikor dhe intonacionor, prandaj togfjalëshi, fjalia e thjeshtë dhe e përbërë, por edhe llojet e tyre kanë ngjashmëri, dallime e raporte kontrastive kur e përdorin fjalën ‘e përbërë’, gjithashtu edhe funksioni i fjalëve në fjali qoftë për gjymtyrët kryesore (kryefjalë e kallëzues), apo ato plotësueset (kundrinor, rrethanor e përcaktor) e kanë të mundur përdorimin e fjalës i përbërë dhe si e tillë është e lejuar për t’u përdorur, por kërkohet një kujdes i shtuar në ligjërimin libror.

Për të përfunduar këtë kumtim, po e themi edhe një fjali: Analiza e përdorimit të mbiemrit i përbërë dhe e emrit përbërje na ka sjellë rezultate të pranuara se përdorimi i tyre në ligjërimin libror ka dallueshmëri, ngjashmëri dhe raportet kontrastive, sidomos kur i ligjërojmë kompozitat, përngjitjen, parafjalët, lidhëzat, lokucionet, fjalëformimin në përgjithësi, togfjalëshin dhe tipet e fjalive.

 

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors