New FILOLOGJIA

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Donacion nga Baruti për Fakultetin e Filologjisë

 

Fakulteti i Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka pranuar një donacion të veçantë nga kompania Baruti, në formën e një pasqyre interaktive të pajisur me barcode (QR code) që lidhen drejtpërdrejt me faqen zyrtare të Fakultetit të Filologjisë dhe me faqen e kompanisë Baruti.

Ky instalim inovativ u mundëson studentëve dhe vizitorëve që, përmes një skanimi të thjeshtë, të marrin informacione të shpejta dhe të përditësuara mbi aktivitetet, programet studimore dhe mundësitë që ofron fakulteti, si dhe mbi bashkëpunimet me partnerë të jashtëm.

Përveç funksionit informues, kjo pasqyrë shërben edhe si një element atraktiv dhe bashkëkohor për studentët, duke kombinuar teknologjinë me përvojën e përditshme në ambientet universitare.

Fakulteti i Filologjisë shpreh mirënjohje të veçantë për kompaninë Baruti për këtë kontribut dhe për mbështetjen e vazhdueshme në krijimin e një mjedisi më inovativ dhe të orientuar drejt studentit.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors