New FILOLOGJIA

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Njoftim për Studentët e UHHP-së

Të dashur studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,

Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin promovues të projektit “SINCERE” – Strengthening Integrity and Ethical Culture in Regional Higher Education, i cili do të mbahet të hënën, më 25 maj 2026, në ora 13:30, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit Erasmus+ SINCERE dhe synon promovimin e integritetit akademik, etikës në arsimin e lartë dhe ndërtimin e një kulture të përgjegjshme akademike.

Gjatë aktivitetit do të zhvillohen prezantime dhe aktivitete interaktive me studentët lidhur me:

  • integritetin akademik;
  • plagjiaturën dhe etikën akademike;
  • përdorimin e drejtë të burimeve akademike;
  • rëndësinë e punës origjinale dhe përgjegjësisë në studime.

Pjesëmarrja juaj do të ishte një kontribut i vlefshëm për forcimin e kulturës akademike në universitetin tonë.

Mirë se vini!

Prof. Dr. Sejdi Sejdiu
Koordinator i Projektit SINCERE
Fakulteti i Filologjisë
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors